Gjykata në Rusi lëshon urdhër arresti për “spiunen” ruse të kapur në Shqipëri

Prishtinë | 26 Gus 2022 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me të dhënat e shtetases ruse të arrestuar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim.

Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, e cila është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar në listën e personave që kërkon nëpër botë, shkruan Euronews Albania, duke cituar media ruse RBC.

Shërbimi për shtyp i Gjykatës së Qarkut Meshchansky i tha RBC se Timofeeva Svetlana Valeryevna u arrestua në mungesë për dy muaj nga data e transferimit në agjencitë e zbatimit të ligjit.

Data e saj e lindjes, 18 mars 1989, përkon me datën e lindjes së fotografes-blogeres Svetlana Timofeeva e ndaluar këtë javë në Shqipëri.

Svetlana Timofeyeva u arrestua më 20 gusht në Shqipëri pasi bashkë me dy shtetas të tjerë, një rus dhe një ukrainas pasi tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh.

Mbi dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fiodor Mihailoviç rëndojnë 2 akuza; “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”. 

Të ngjashme