Departamenti për Çështje Administrative, ka anuluar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, me të cilin ishte anuluar konkursi për noterë.
Në aktgjykimin e siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, thuhet procesi i Provimit për Noterinë i shpallur nga Ministria e Drejtësisë më 19 prill 2019 ishte i ligjshëm dhe i drejtë.
Gjykata thekson se nuk ka gjetur prova se e paditura, qoftë në procedurë administrative ose edhe para gjykatës ka vërtetuar se Komisioni për Dhënien e Provimit për Noterinë ka cenuar parimin e ligjshmërisë.
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu kishte anuluar procesin e noterisë të mbajtur në prill të vitit të vitit 2019 nga ana e qeverisë që në atë kohë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.
Haxhiu kishte thënë se procesi nuk ishte ligjor, transparent dhe objektiv.
Pas anulimit të procesit të noterëve, një pjesë e kandidatëve që ishin përzgjedhur, kishin ushtruar padi ndaj Ministrisë së Drejtësisë në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë.