Gjykata serbe merr vendim për Nezir Mehmetajn

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë marrë vendim për shtetasin nga Kosova, Nezir Mehmetajn.

Gjykata në Beograd i ka caktuar masën prej 48 orë për mërgimtarin nga Kosova. Sipas serbëve, ai akuzohet për krime lufte, raporton indeksonline.

Ndryshe, i arrestuari, Neziri ka afro 30 vite që jeton në Zvicër. Ai kishte ardhur në Kosovë për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë.

Ai ishte nisur për  Beograd për t’ia bërë analizat. Mirëpo, kur po kthehej në Kosovë, ishte ndalur në kufi nga doganierët serbë, duke i thënë se gjendet në “Stop listë”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme