Gjykata Speciale dërgon edhe një ftesë në Kosovë

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim, Skënder Hotin nga Malisheva.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Ai ka thënë se ushtarët e UÇK-së, janë krenar me veprën dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve.

“Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkëluftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi dhe të gjithë ne jemi krenar me veprën dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gucati.

Të ngjashme