Aktgjykimi dënues ndaj Salih Mustafës sot është edhe një herë vulë për natyrën e Gjykatës. Gjykata, edhe nëse s’ka asgjë, e ka “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”.
Filloi si akuzë për trafik organesh, sepse kështu nisej urgjenca për themelim. Po përfundon me “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale” si formulim-mekanizëm për dënim. Kjo Gjykatë është dizajnuar për dënim.
Vitet ’98-’99 ngadalë po bëhen argument për Serbinë. “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” është instituti kriminalizues për luftën e UÇK-së. Aty fillon akuza për motivet, përmes saj janë sajuar standarde të veçanta të gjykimit.
Gjykata Speciale është pasojë direkte e reaksionit të brendshëm ndaj UÇK-së. Shumë reaksion është prodhuar për këto vite. Gjykata Speciale nuk është një mekanizëm para të cilit dëshmohet virtyti e vërtetësia e luftës. Gjykata Speciale do të ketë pasoja të pariparueshme nëse rrimë anash e bëjmë sehir.