Të dyshuarit dhe të akuzuarit të cilët janë të varfër do të mund të marrin ndihmë juridike pa pagesë nga Gjykata Speciale.
Gjykata Speciale është duke trajtuar të paktë tri aktakuza kundër ish pjesëtarëve të UCK-së.
Për dy prej tyre ka kaluar afati 6 mujor i konfirmimit, ndërsa vet Gjykata Speciale nuk ka lëshuar ndonjë njoftim për konfirmim apo jo të këtyre akteve akuzuese.
Por, kjo gjykatë këtë të enjte ka lëshuar një njoftim tjetër.
Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, në konsultim me kryetaren Ekaterina Trëndafilova, ka miratuar Rregulloren e Ndihmës Juridike.
Ky dokument mundëson mbrojtje juridike për personat e dyshuar apo të akuzuar të cilët janë të varfër.
Ndërkohë, kryetarja Ekaterina Trëndafilova, ka thënë se ky dokument përmbushë standardet universale të drejtësisë.
Por, çka përmban kjo rregullore?
Kërkesën për të marr këtë ndihmë duhet të bëjnë të dyshuarit apo të akuzuarit.
Por, të njëjtit duhet që të vërtetojnë se nuk mund të mbulojnë shpenzimet e mbrojtjes.
Për mos deklarim të drejtë apo edhe për mos bashkëpunim me gjykatën, të dyshuarit por edhe të akuzuarit, mund të detyrohen që ti kthej shumat përkatëse të pareve.
Me anë të kësaj rregulloreje kompensohen ekipet mbrojtëse, shpenzimet e përkthimit por edhe shpenzime të tjera.
Ndërsa shumat përcaktohen varësisht nga kompleksiteti i rasteve që janë të ndara në standarde, të vështira dhe shumë të vështira.
Ndërsa, kompleksitetit i rasteve në apel përcaktohet varësisht prej vendimit të shkallës së parë, për lëndën që apelohet.
Gjithashtu me anë të kësaj rregullore mundësohet edhe Ndihma Juridike për Viktima.
Ndërkohë, shpenzimet e të akuzuarve potencial në Gjykatën Speciale, mbulohen edhe nga qeveria e Kosovës.
Kjo pasi që Kuvendi i Kosovës, pos ligjit për Dhomat e Specializuar dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ka miratuar edhe një ligj për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të akuzuarve potencial në Gjykatën Speciale.
Së fundmi Ministria e Drejtësisë ka miratuar edhe aktet nënligjore.