Në Ditën e Pavarësisë, Gjykata Speciale na fyen në dinjitet. Dhe kjo nuk është hera e parë.
Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar seancë e cila do të mbahet me datë 17 shkurt 2023.
Nëse kjo gjykatë është Gjykatë e Kosovës, nëse ende thirret në autoritetin e marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, atëherë duhet urgjentisht të anulohet mbajtja e kësaj seance e cila është përtej çdo ofendimi.
I bëj thirrje qeverisë, Kuvendit dhe të gjithë akterëve politik, mediatik dhe atyre nga shoqëria civile që të reagojnë dhe t’i thonë:
STOP OFENDIMEVE!
STOP SHKELJES SË TË DREJTAVE DHE DINJITETIT TË ISH EPRORËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.
STOP SHKELJES SË DINJITETIT TË POPULLIT SHQIPTAR!