Gjykata Supreme e Brazilit përfshin Bolsonaron në hetimin për trazira

Prishtinë | 14 Jan 2023 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e Brazilit është pajtuar që të përfshijë në hetim ish-presidentin Jair Bolsonaro për përfshirje në trazirat e fundit.

Gjykatësi Alexandre de Moraes pranoi një kërkesë nga zyra e prokurorit të përgjithshëm për të përfshirë Bolsonaron në hetim më të gjerë, duke cituar një video që ish-presidenti postoi në Facebook dy ditë pas trazirave. Ai pretendoi se Luiz Inácio Lula da Silva nuk u votua në detyrë, por u zgjodh nga Gjykata e Lartë dhe autoriteti zgjedhor i Brazilit.

Megjithëse Bolsonaro postoi videon pas trazirave dhe e fshiu atë në mëngjes, prokurorët argumentuan se përmbajtja e saj ishte e mjaftueshme për të justifikuar hetimin e sjelljes së tij paraprakisht.

Ndryshe, Bolsonaro është përmbajtur nga komentimi i zgjedhjeve që nga humbja e tij më 30 tetor. Ai ngjalli vazhdimisht dyshime për besueshmërinë e sistemit elektronik të votimit në prag të votimit, paraqiti një kërkesë më pas për të anuluar miliona fletëvotimr  të hedhura duke përdorur makineritë dhe nuk i pranoi kurrë, raporton France24.

Asnjë nga pretendimet e ish-presidentit nuk u vërtetua dhe rezultatet e zgjedhjeve u njohën si të ligjshme nga politikanë të ndryshëm, duke përfshirë disa aleatë të Bolsonaros dhe disa qeveri të huaja.

Të ngjashme