Gjykata Supreme e ShBA-së ia bllokon vendimin Bidenit për vaksinim të detyrueshëm

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e ka bllokuar rregullën e Presidentit Joe Biden, me të cilën punëtorëve të kompanive të mëdha u kërkohej vaksinimi ose testimi javor.

Gjykatësit e gjykatës më të lartë të Shteteve të Bashkuara thanë se ky detyrim e tejkalon autoritetin e administratës së Bidenit, shkruan BBC.

Sidoqoftë, ata morën vendim se një detyrim më i ngushtë për vaksinim mund të zbatohet për stafin e qendrave shëndetësore të financuara nga qeveria.

Presidenti Biden, përkrahja për të cilin ka shënuar rënie, shprehu zhgënjim me vendimin për t’i bllokuar, siç tha ai, “kërkesat e logjikshme jetëshpëtuese për punëtorët”.

Ish-presidenti Donald Trump shprehu gëzim për vendimin e Gjykatës Supreme, duke thënë se vaksinimi i detyrueshëm “do ta kishte shkatërruar më tej ekonominë”. “Ne jemi krenarë me Gjykatën Supreme që nuk u zmbraps. Jo detyrim (vaksinimi!”, tha ai.

Disa shtete të ShBA-së që udhëhiqen nga republikanët dhe disa grupe biznesi kanë thënë se me detyrimin për vaksinim, administrata qendrore po del nga kompetencat e veta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme