Gjykata Supreme kërkon heqjen e imunitetit të Guaidos

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e Venezuelës, ka kërkuar që liderit opozitar, Juan Guaidos, t’i hiqet imuniteti parlamentar.

Kjo lëvizje do të mund të çonte në burgimin e Guaidos, i cili muaj më parë u vetëshpallë presidenti i vendit, shkruan BBC.

Asambleja Kushtetuese që është proqeveritare pritet që ta mbështesë kërkesën e Supremes.

Guaido ka përkrahjen e mbi 50 vendeve të fuqishme botërore – përfshirë SHBA-në.

Por që edhe Presidenti Nicolas Maduro ka krah vetes aleatë të fuqishëm dhe gjithashtu mbështetjen e ushtrisë venezuelase.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme