Gjykata Supreme mban seancën e përgjithshme, miratohen dokumente të rëndësishme juridike

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e Kosovës ka mbajtur Seancën e Përgjithshme të gjyqtarëve, nën drejtimin e kryetarit Fejzullah Rexhepi, me pjesëmarrje edhe nga gjyqtarët e Dhomës së Posaçme.

Gjatë seancës janë miratuar katër mendime juridike, një udhëzues për pastrimin e parave dhe një qëndrim parimor mbi kompetencën lëndore për përsëritje të procedurës. Gjithashtu, u aprovua edhe ndryshimi i Planit dhe Programit të Punës, me përfshirjen e tre gjyqtarëve të rinj: Qerim Ademaj, Faton Bajrami dhe Faton Ademi.

Këto vendime u morën pas analizës së praktikës gjyqësore në instancat më të ulëta dhe nevojës për unifikim të interpretimeve juridike.

Të ngjashme