Gjykata Supreme shfuqizon rregulloren e AKPPM-së si të paligjshme

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Avokati Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar Rregulloren nr. 04/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), e nënshkruar nga Kryeministri më 10 mars 2025.

Sipas tij, në vendim thuhet se rregullorja është miratuar në kundërshtim me procedurat ligjore dhe parimet e shtetit të së drejtës.

Avokati Bajraktari theksoi rëndësinë e respektimit të ligjit në miratimin e akteve që prekin drejtpërdrejt të drejtat dhe interesat e zyrtarëve publikë.

“Gjykata Supreme e shpalli të paligjshme si dhe shfuqizoi Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale Kam pranuar vendimin e Gjykatës Supreme me të cilin është aprovuar e bazuar kërkesëpadia, është shpallë e paligjshme si dhe është shfuqizuar Rregullorja (ZKM) NR. 04/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, e nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës, me datë 10.3.2025, kurse është refuzuar propozimi për ta detyruar Agjencinë që rregulloren e re ta nxjerrë sipas ligjit në fuqi. Rregulloret për organizim të brendshëm janë akte të rëndësishme, ngase rregullojnë çështje substanciale për institucionin si dhe prekin interesa të ligjshme të palëve përkatësisht zyrtarëve. Është detyrë e institucioneve që aktet e tilla t’i hartojnë dhe miratojnë në pajtim me procedurat, si dhe parimet e shtetit të së drejtës, përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës të konsultimeve. Veprimi ndryshe i bën të paligjshme aktet e tilla”, ka shkruar ai.

Të ngjashme