Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër personave që u plagosën në Podujevë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.
Më 1 maj rreth orës 15:30 në rrugën e fshatit Lupq i Poshtëm në Podujevë, të dyshuarit janë takuar në afërsi të një pompe derivatesh, ku i kishin ndalur veturat në rrugë dhe kishin filluar të përleshen, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, njofton Klankosova.tv
“Gjyqtari i procedurës paraprake kaaprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H, F.H, A.H, F.M dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1(një) muaji për secilin, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, ndërsa refuzohet kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit për të pandehurin B.M, pasi prokurori ka hequr dorë nga kërkesa për caktimin e paraburgimit”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.