Gjykata Themelore dënon me 5 muaj burg të akuzuarin që kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi

Prishtinë | 04 Nën 2024 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj Driton Dobrunës, i akuzuar për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Dobruna u dënua me pesë muaj burgim efektiv.

Vendimi u mor sot, ku i pranishëm ishte gazetari Kajtazi, ndërsa mungoi Dobruna.

Dobruna kishte pranuar fajësinë qysh në shqyrtimin e parë.

Të ngjashme