Megjithëse Gjykata Themelore në Ferizaj po përballet me mungesë gjyqtarësh, ajo gjatë vitit 2016 ka pranuar gjithsej 5 mijë e 139 lëndë, ndërkohë që ka arritur t’i zgjidhë afro 8 mijë lëndë, duke e tejkaluar përqindjen maksimale, ndërkaq në këtë gjykatë kanë mbetur të papërfunduara gjithsej 13 mijë e 717 lëndë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në raportin vjetor të publikuar nga kjo gjykatë nënvizohet se për veprat penale të terrorizmit janë shqiptuar gjithsej 54 vjet e 7 muaj burgim ndaj 10 të të akuzuarve.
Ndërkaq Divizioni për kundërvajtje, gjatë vitit 2016 ka pranuar gjithsej 33 mijë e 600 lëndë, ndërkaq ka përfunduar 33 mijë e 194, kurse kanë mbetur të papërfunduara gjithsej 35 mijë e 21 lëndë.