Gjykata Themelore e Gjilanit nuk ka informacion se Srba Antiq është agjent i BIA-s

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës është raportuar se ishte arrestuar një agjent i Shërbimit Informativ të Serbisë BIA.

Klan Kosova ka kontaktuar me zyrtarët e Gjykatës Themelore në Gjilan, por ata nuk kanë informacion se Srba Antiq është agjent i BIA-s.

Përgjigjia e gjykatës:

“ Nuk kemi informacion se është agjent i BIA-s. Seanca për Srba Antiq është mbajtur më 17 shkurt. Ka pasur kërkesë për paraburgim nga Prokuroria Speciale e Kosovës”.

Tutje në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Gjilan thuhet:

“ Gjykata ka caktuar masën prej një muaj paraburgim. Ai dyshohet për tre vepra penale: Cënimi i rendit kushtetues, mashtrim dhe kanosje”, përcjellë Klan Kosova.

Antiq është paraqitur si përfaqësues i Organizatës “Dijabeti”.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me prokurorin e Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, por ai i tha Klanit nëpërmjet telefonit se “ nuk ka informacion lidhur me këtë ngjarje”.

Për çdo informatë shtesë Klan Kosova do të ju mbajë të informuar.

Të ngjashme