Sot, në sallën numër 1 të Gjykatës Themelore në Prizren, deri sa po mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i akuzuar për krime lufte, pak para orës 12:00, deri sa po dëgjohej një dëshmitar, ka filluar një incident në mes të pranishmëve në sallë të gjykimit, dhe është ndërprerë seanca.
“Është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, gardianëve të burgut, dhe i sigurimit të Gjykatës, (të cilët kanë qenë të pranishëm në sallë) për të ndërprerë incidentit, dhe për të liruar sallën e gjykimit, më pastaj Policia ka dërguar forca shtesë dhe kanë arrestuar të dyshuarit e rastit”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.
“Në sallë të gjykatës kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit dhe familjarë të tyre, i akuzuari nën përcjellje të gardianëve ët burgut, dhe familjarë të tij të afërt”.
“Për më tepër Gjykata i ka ofruar bashkëpunim Policisë, objekti i Gjykatës është i pajisur me kamera të sigurisë , në sallë dhe korridore të Gjykatës, të cilat do ti shërbejnë Policisë së Kosovës për procedurën hetimore, për më tepër Gjykata do të pret raportin final pas procedurës hetimore nga ana e Policisë së Kosovës”.