Një gjykatë në Turqi ka dënuar me burgim të përjetshëm 104 ish-oficerë ushtarakë për shkak të përfshirjes së tyre në tentimet e dështuara për puç, ka raportuar media shtetërore.
Atyre u janë dhënë “dënime më të ashpra”, të cilat do t’i përballin të burgosurit me kushte më të këqija të jetës në krahasim me të burgosurit e tjerë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë më herët se mbështet rikthimin e ndëshkimit me vdekje për organizatorët e grushtshtetit.
Puçi i dështuar kundër Erdoganit ka lënë të vdekur të paktën 260 persona dhe më shumë se 2,200 të plagosur më 15 korrik 2016.
Qeveria turke më pas ka arrestuar rreth 50,000 persona dhe ka shkarkuar nga pozita 150,000 punëtorë të institucioneve shtetërore.