Gjykata ua cakton nga 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.M, K.M dhe M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se të njejtit kanë kryer vepër penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar.1.5, 1.8 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 KPRK-së dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim tkontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Të pandehuve H.M, KM dhe M.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorisë për caktim të paraburgimit duke pas parasysh dënueshmërinë e lartë të vepres penale nga neni 173 i KPRK-se, faktit se ende nuk janë dëgjuar dëshmitarët dhe të dëmtuarit, fakti se bëhet fjalë për të pandehur që kanë lidhje familjare si dhe duke pas parasysh peshën e veprës dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe pasojat e mëdha të shkaktuar me këtë rast, rrethana këto që tregojnë rrezikun real se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri apo nën një masë tjetër të sigurisë, të njejtit do të arratisen, do të ndikojnë në dëshmitar osë të dëmtuar, të fshehin prova si dhe të bashkërendojnë mbrojtjen e tyre e me kete te pamundesojne zbardhjen e plote te rastit.

Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme