Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që në të gjitha degët e saj t’i kufizojnë aktivitetet e tyre përkohësisht deri më datën 27 mars.
Kryetarja e Afërdita Bytyçi pati takim me gjyqtarët përgjegjës të departamenteve, divizioneve dhe degëve të kësaj gjykate për konsult për parandalimin e virusit.
Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj në Podujevë, Lipjan, Graçanicë dhe Drenas do të kufizojë aktivitetet e saj përkohësisht deri më datën 27 mars 2020.
• Seancat e caktuara do të mbahen sipas orarit të paraparë, nga gjyqtari i çështjes do të vlerësohet prezenca e publikut, mediave dhe monitoruesve në seancë (preferohet përjashtimi aty ku nuk shihet e domosdoshme).
• Puna me palë në shkrimoret e gjykatës do të vazhdojë në atë mënyrë ku palët do të lejohen të hyjnë në gjykatë një nga një, referentët e gjykatës gjatë dhënies së shërbimit duhet të kenë kontakt me vetëm nga një palë me qëllim që të shmanget prezenca e palëve në masë të madhe.
• Në rastet kur nga stafi i gjykatës njëri prind duhet të kujdeset për fëmijë, atëherë do të aprovohet pushimi nga eprori në bazë të kërkesës së parashtruar të cilës duhet bashkangjitur provat.
• Ky kufizim i shërbimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë mund të ndryshojë varësisht prej rrethanave.