Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka dëshmuar në seancën gjyqësore ku kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht të vitit 2016, raporton Ekonomia Online.
I pyetur se a është hedhur gaz lotsjellës, Lekaj tha “Nuk më kujtohet”.
“Nuk më kujtohet që është ndërprerë dhe nuk kam njohuri që është ndërprerë një mbledhje e kryesisë”, tha Lekaj.
Lekaj edhe më pas e përsëriti që nuk i kujtohet nëse është ndërprerë mbledhja e kryesisë.
Prokurori Besart Mustafa ka pyetur Lekajn se “a ka hedhur Konjufca gaz lotsjellës në Kuvend”, por trupi gjykues e ka refuzuar këtë pyetje.