Gjyqtari Ilir Bytyqi caktohet U.d. i kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj

Prishtinë | 01 Tet 2026 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), gjyqtari Ilir Bytyqi është caktuar ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, duke filluar nga sot më datë 1 tetor 2026, deri në emërimin e kryetarit të ri nga KGJK.

Gjykata e Ferizajt njofton se vendimi është marrë sot, me qëllim të sigurimit të vazhdueshëm dhe funksionimit të pandërprerë të gjykatës, pas përfundimit të mandatit të kryetarit aktual po me këtë datë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, i uron gjyqtarit Bytyqi suksese në ushtrimin e kësaj detyre me përgjegjësi dhe përkushtim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot ka përfunduar mandati i kryetarit të deritanishëm të kësaj Gjykate, Mustaf Tahiri.

“Mustaf Tahiri e ka ushtruar detyrën e Kryetarit nga 1 tetor 2021 deri më 1 tetor 2026 dhe do të vazhdojë angazhimin profesional si gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme