Gjyqtari i njohur kosovar, Bekim Zogaj, do të ketë edhe një përvojë të re në garën elite të klubeve evropiane në futboll, Ligën e Kampionëve.
Zogaj është caktuar të jetë asistenti i parë në ndeshjen e rrethit të dytë kualifikues në mes të Rosenborg (Norvegji) dhe Celtic (Skoci).
Takimi do të zhvillohet më 1 Gusht në Lekerndal Stadium të Trondheim në Norvegji.
Ndeshjen e parë e kishte fituar Celtic 3:1, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Zogajt i besohet ndarja e drejtësisë në këtë nivel garash.
Bekim Zogaj jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Zvicër, e disa herë ka qenë në Kosovë për të ndarë përvojën e tij me kolegët nga Kosova.
Ai do jetë në Kosovë nga 4-11 Gusht në seminarin e radhës për gjyqtarët e futbollit kosovar.
Gjyqtari nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, drejtoi me sukses sfidën Barcelona-Manchester City për të rinj.