Ka thyer heshtjen gjyqtari i Shkodrës, Andi Ymeri, makina e të cilit u dogj dje në orët e vona të mbrëmjes.
“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo situatë. Duhet të jemi të përmbajtur, normal qe ka lidhje me detyrën. Çfarë kisha për të thënë ja thashë institucioneve shtetërore. Normalisht që jam i shqetësuar. Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, tha gjyqtari, raporton TCH.
Në lidhje me ngjarjen policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.