Gjyqtari më i rreptë në “Britain’s got talent” bën një vepër të madhe humane

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 15:50 | Nga

Finalistja e spektaklit “Britain`s got talent” Julia Carlile ka kryer me sukses operacionin në shtyllën kurrizore të paguar nga Simon Cowell.

15-vjeçarja Julia Carlile e cila mahniti turmën e madhe të “Britain`s got talent “me grupin e vallëzimit “Mersey Girls” zbuloi në prill se vuante nga skolioza (deforimitet i shtyllës kurrizore).

Ishte kjo arsyeja e pjesëmarrjes në këtë show që grupi të fitonin çmimin e parë i cili do t’i siguronte Julias paratë për kryerjen e operacionit, transmeton Indeksonline.
Cowell financoi procedurën prej 175 mijë funteve për të hequr dhimbjen e rëndë të Julias.

Vajza kishte përfunduar operacionin në New Yersey të SHBA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme