Gjyqtarja nga Kosova ka ndarë drejtësinë në gjysmëfinalen e UEFA Euro 2022 ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë

Prishtinë | 02 Kor 2022 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtarja nga Kosova, Florentina Kallaba, ka ndarë drejtësinë në gjysmëfinalen e UEFA Euro 2022 ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i FFK -së, Agim Ademi, përmes një njoftimi në Facebook.

Ademi gjithashtu ka njoftuar se është duke u krijuar edhe ekipi i gjyqttareve për futboll me stema të FIFA-s.

Njoftimi i plotë:

Krenar që Federata e Futbollit e Kosovës po përfaqësohet nga gjyqtarja Florentina Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall.

E përgëzoj për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.

Uroj që sa më shumë gjyqtare e gjyqtarë të kemi në nivele të tilla.

Futbolli i Kosovës ka ecur para në çdo segment, falë përkushtimit dhe punës profesionale të të gjithëve.

Në këtë drejtim jemi duke krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s, teksa jemi në pritje të pajisjes me stemë të FIFA-s edhe të një ekipi tjetër të gjyqtarëve pas propozimit të bërë nga Komisioni i Gjyqtarëve në FFK.

Të ngjashme