Autori Fahri Buçinca botoi dje librin e tij “Hasan Prishtina, ndriçimi i jetës dhe veprës” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Autori është gjyshi i reperit, Ledri Vula kurse në këtë promovim nuk kishte si të mungonte edhe vet reperi.
Pjesëmarrjen e ka bërë të ditur vet Ledri përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku është shprehur shumë krenar me gjyshin.
“Krenar me gjyshin tim. 46 vjet hulumtim për ndriçimin e jetës dhe veprës se patriotit HASAN PRISHTINA” ka shkruar Ledri në postimin e tij bashkangjitur edhe me disa fotografi.