Një nënë i ka ardhur në ndihmë vajzës së saj në pjesën më të vështirë të jetës, atë të bërjes së një fëmije.
Tabloidi i njohur britanik, “Daily Mail”, raporton se Emma Miles, 55-vjeçare u ofrua që të ishte nënë zëvendësuese (surrogate) për të bijën, e cila i kishte humbur shpresat që të kishte fëmijë të saj, për shkak se kishte lindur pa mitër.
Duke qenë se Tracey Smith, 31-vjeç kishte vezore të shëndetshme, embrioni u ngjiz me anë të fekondimit invitro dhe më pas u implantua në mitrën e gjyshes [nënën së saj].
Për të mbajtur fëmijën, 55-vjeçares iu desh të rrëzonte 38 kilogramë si dhe të merrte rregullisht hormone.
Pas nëntë muajsh në jetë erdhi Evie Siân Emma Smith, një vajzë e shëndetshme që peshonte 3.3 kg.