Gjyshja lind mbesën, bëhet surrogate e të birit

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Imazhe mahnitëse janë kapur kur një gjyshe 61 vjeçare lindi mbesën e saj.

Cecile Eledge shihet duke përqafuar dhe duke puthur kokën e Uma, ndërsa djali i saj dhe bashkëshorti i tij janë të lumtur që ëndrra e tyre për t’u bërë prindër është bërë e vërtetë, transmeton Klan Kosova.

Muaj më parë, Matthew Eledge, 32 vjeçar dhe Elliot Dougherty, 29, u gëzuan kur Cecile u bë kandidate për të qenë surrogatja e tyre.

Uma lindi i shëndetshëm më 25 mars.

Cecile habiti mjekët pasi ajo lindi natyrshëm dhe jo me prerje cezariane.

Gjyshja e cila ishte në pauzë që 10 vjet, u kontrollua mirë nga mjekët për t’u bërë surrogate pasi ata konfirmuan se ajo ishte në formë të shkëlqyer.

Motra 26 vjeçare e Elliot, Lea Yribe, i ofroi çiftit vezët e saj.

Cecile, nga Nebraska në SHBA, filloi trajtimet hormonale para se sperma e djalit të saj të ishte futur në disa vezë të fekonduara në mitrën e saj.

Ajo mbeti shtatzënë në përpjekjen e parë.

Matthew, tha për Daily Mail: “Unë nuk e di se si ta përshkruaj. Është e mrekullueshme. Kam një respekt kaq të thellë për të”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme