Gjysma e e-kioskave në Prizren jofunksionale

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Reformimi i administratës publike në Kosovë dhe digjitalizimi i shërbimeve kanë mbetur vetëm premtime të fushatave zgjedhore ka vlerësuar një hulumtim i Institutit GAP.

Aty vlerësohet se edhe përpjekjet individuale të komunave për digjitalizimin e shërbimeve administrative me futjen në përdorim të e-kioskave nuk është se i kanë eliminuar sfidat në këtë drejtim. Madje rreth gjysma e e-kioskave të vendosura nuk janë funksionale.

Agron Demi nga Instituti GAP, duke prezantuar gjetjet e raportit mbi problemin e reformimit të administratës publike, me theks të veçantë ngecjet në ofrimin e shërbimeve administrative në formë digjitale, ka theksuar se edhe në këtë mandat qeverisës, ashtu sikurse edhe në qeverisjet e kaluara, reformimi i administratës dhe digjitalizimi i shërbimeve nuk kanë qenë fare prioritet.

Të ngjashme