Ai kaloi pas hekurave pjesën më të madhe të jetës. Wilbert Jones nga Louisiana u arresua në moshën 19-vjeçare për rrëmbimin dhe përdhunimin e një infermiereje.
Tani, pas 45 vitesh e 10 muajsh burg, ai fiton lirinë. Jo sepse e kreu dënimin e tij, por sepse nuk e kishte kryer kurrë atë dhe ishte burgosur gabimisht.
Gjatë dekadave të tëra në qeli, Jones kishte pretenduar gjithmonë pafajësinë. Akuzat kundër tij ishin bazuar totalisht në dëshminë e infermieres, e cila megjithatë i kishte thënë policisë se agresori i tij dukej të ishte më i gjate dhe e kishte zërin të ndryshem nga ai i Wilbert.
Por pavarësisht kësaj,
forcat e rendit e arrestuan 19-vjeçarin. Tani zbulohet se autor i krimit kishte qenë një burrë tjetër, i cili ishte shpallur fajtor për një rast tjetër përdhunimi e ishte arrestuar për grabitje.
Drejtësisë së shtetit të Louisianës iu deshën mbi 45 vite për të kuptuar gabimin trashanik, megjithatë Jones thotë se e ka falur atë. “Zoti është shumë i mirë”, ishin fjalët e 65-vjeçarit pas daljes nga burgu, duke theksuar se familja kishte qenë gjithmonë forca e tij.
Dëshira e parë si njeri i lirë ishte një pjatë “gumbo”, gatim tradicional i Louisianës.