Skuadra e Llapit ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Prishtinës.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, Llapi triumfoi ndaj Prishtinës me rezultatin 2-3 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ahmed Januzi realizoi dy gola, ndërsa një e shënoi Kushtrim Shabani, kurse për Prishtinën golat i shënuan, Albin Prapashtica dhe Mërgim Pefqeli.
Ndeshja e kthimit mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” me 21 prill.
Në takimin tjetër në stadiumin “Demush Mavraj”, Dukagjini ka triumfuar ndaj Istogut me rezultatin 1-2.
Altin Merlaku dhe Abedin Merkalu shënuan për ekipin e Armend Dallkut, kurse Ragip Mazrekaj realizoi për Istogun.