Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot një konferencë për media, pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili nuk ka zbuluar arsyet konkrete për thirrjen e konferencës, raporton Gazeta Express.
“Sot, në orën 10:00, Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. Do të flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Konferenca mbahet në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të LV-së”, thuhet në njoftimin e shpërndarë ne Facebook
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot për herë të 38-të në përpjekje për ta konstituuar përbërjen e re, një proces që ka mbetur i bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Kjo situatë ka shkaktuar një krizë të zgjatur institucionale.