Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se Kosovës po i kanoset rreziku që në bisedime me Kosovën ‘të hapet tema e Asociacionit’.
“Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës”, ku më pas ndërhyri Basha duke thënë:
‘Të Shqipërisë’.
E më pas Konjufca vazhdoi:
“…të Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, që i shpjegoi si qëndrime të PDSH-së edhe kryetari Basha.
Edhe në dialogun që e kemi me Serbinë por edhe në sfidat e integrimeve evropian sepse vetëm duke pasur një pozicion unik, të përbashkët, të dy shtetet tona mund të kenë sukses”, tha Konjufca.