Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, raporton Ekonomia Online. Ai ka marrë 75 vota për, 29 abstenime dhe 6 vota kundër.
Kreu i VV-së Albin Kurti nga VV-ja ka propozuar Konjufcën si kandidat për Kryetar të Kuvendit.
“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit nga radhët e VV është Glauk Konjufca”.
Për Konjufcën kanë votuar edhe deputetët e LDK-së, megjithëse nuk ka pasur një marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.