Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka thënë se synim i tij mbetet motivimi i lojtarëve për fanellën e kombëtares, raporton Ekonomia Online.
Selektori ka folur edhe për situatën e Arbnor Mujës dhe vendimin e tij për të luajtur me Shqipërinë.
“Muja është një shembull, shembull që do të mësojmë në të ardhmen. Mirëpo, ai e kishte marrë vendimin, nuk kishim çfarë të bëjmë më. Do të tentojmë që lojtarët më të mirë t’i mbajmë në Kosovë. Po tentojmë të bashkëpunojmë me ekipin e U21, kemi disa lojtarë të rinj, të cilët do të na ndihmojnë të fitojmë ndonjë ndeshje. Ne si ekip në fushë jemi në gjendje të vdesim, me ndeshjen e kombëtares do të japim maksimumin” ka thënë Gliha, teksa folur për motivin e lojtarëve.
“Unë do të synoj që t’i bëjë lojtarët të vdesin në fushë për fanellën e kombëtares. Dua që futbollistët të japin gjithçka nga vetja për të arritur sa më shumë rezultate pozitive”.