Gliha flet për situatën me Zhegrovën: E tërhoqa pasi i thashë se duhet t’i shënonte tre gola

Prishtinë | 09 Tet 2023 | 13:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, ka folur për një moment kur e tërhoqi për krahu Edon Zhegrovën në ndeshjen ndaj Rumanisë, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, Gliha theksoi se e ka tërhequr Zhegrovën për t’i thënë se duhet t’i shënosh tre gola ndaj Rumanisë.

Ai shtoi se këtë e ka bërë edhe për t’i qetësuar lojtarët pasi situata u acarua.

“Besoj që siç e dini, se ka qenë një situatë speciale e keni parë që gjithë futbollistët dhe stafi i janë drejtuar te gjyqtarit, nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për t’u menaxhuar në aspektin emocional”.

“I kemi pasur nëntë kartonë të verdhë dhe kartonin e kuq të Vedat Muriqit. Por unë kam qëndruar për t’i mbrojtur lojtarët nga ndëshkimet e radhës, kam qëndruar ata për t’i qetësuar… Në atë situatë e kam tërhequr Edon Zhegrovën dhe i kam thënë është porta duhet të shënosh tre gola në atë formë i jep përgjigje edhe publikut që ofendonte shtetin e Kosovës, edhe gjyqtarëve dhe të gjithëve”, ka thënë Gliha.

Të ngjashme