Gliha nuk i premton minutazhë Rrahmanit e Korenicës

| 08 Sht 2023 | 17:46 | Nga

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës Primoz Gliha, nuk ka premtuar asgjë për dy prurjet e reja, Albion Rrahmani e Meriton Korenica, rapoton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, përzgjedhësi Gliha, deklaroi se përballja me Zvicrrën ka një rëndësi të madhe dhe nuk është i sigurt nëse ata mund ta përballojnë presionin e kësaj ndeshje.

“Fillimisht mund të them që të dy janë shumë djem të mirë por duhet të kemi parasysh se ata janë lojtarë shumë të rijnë dhe nuk e di nëse do të mund ta përballojnë presionin. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, nuk mund të them asgjë të sigurt për të dy. Ne e kemi të qartë strategjinë tonë dhe e dimë si do të luajmë”, ka thënë Gliha në konferencë për media.

I pyetur rreth ndeshjes, Gliha deklaroi se duhet besuar në rezultate pozitive pasi që gjithçka është e mundur.

“Nëse ju kujtohet ndeshja qe kemi pasur me Greqinë kam deklaruar se kemi ardhur për fitore, nuk arritëm fitoren por morëm një barazim dhe luajtëm bukur, kështu që në futboll duhet të shkojmë me mendime pozitive”, tha ai.

Kosova do të takohet nesër me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Të ngjashme