Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar diskutimin me temë “Sistemi zgjedhor në Kosovë: Roli, rëndësia dhe problemet në sistemin e ankesave zgjedhore”.
Erdi Pirana nga GLPS ka prezantuar draft-raportin për rëndësinë dhe problemet në sistemin e ankesave zgjedhore në Kosovë.
“Ky raport fokusohet në edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës dhe do ndërmarrë hapa të duhura. Ofron një sërë sfida, probleme, rekomandimesh, për panelin për ankesa dhe parashtresave lidhur me përmirësimin e sistemit të ankesave për sigurimin e një sistemi demokratik. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme tregon se ankesat lidhur me mbarëvajtjen e sistemit zgjedhor mund të trajtojnë me shkallën e parë dhe të dytë. Shkalla e parë ka të bëjë me PZAP-in që trajton ankesat që paraqiten me procesin zgjedhor. Shkalla e dytë që është Gjykata Supreme, merret me rishikimin e vendimeve të PZAP-it që trajton këto vendime kur kemi të bëjmë me gjoba me shumën 5000 euro dhe e prek të drejtën themelore”.
“Që nga zgjedhjet lokale deri tek ato të parakohshme të 2017, në GZAP janë parashtru 1142 ankesa dhe apele të parashtruara. Ndër vite kemi pasur manipulime të ndryshme që është konstatu vjedhja e votave, që janë inqizu edhe në kamera por në atë kohë, edhe pse është vërtetuar kjo, nuk është bërë rinumërimi. Në 2010 është bërë rinumërimi në disa zona”.
“Në zgjedhjet e fundit s’vërejmë se kemi përmirësim të kualitetit të ankesave, por përsëri nuk është e kënaqshme. Kjo për shkak se kemi mosorganizim të subjekteve politike, nga e cila ankesat janë individuale nga zyrtarë të partisë që rezultojnë në mospërshkrim të shkeljes në mënyrë të duhur”.
Mul Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka ngritur disa çështje, ku ka thënë se në mesin e problemeve, një nga to është mundësia që ankesat të parashtrohen edhe përmes formës elektronike, për të cilën ka thënë se po punojnë që ta bëjnë këtë.
“Për një pjesë të shkeljeve si shkallë e parë mund të parashtrohen ankesa në PZAP. Si shkallë e dytë është Gjykata Supreme. Si problem i paraqitjes së ankesave, mosinformimi i duhur i kandidatëve, mbështetëse, përkrahëse të subjekteve politike çon në parregullsi dhe shkelje gjatë fushatave zgjedhore. Ato parregullsi, shkelje të paraqiten përmes ankesës në PZAP. PZAP punon nga parashtrimi i ankesave të parregullsive dhe shkeljeve. Problemi është edhe mungesa e elementeve të pamjaftueshme për ankesë, është qasja se ku ka ndodhë, çka ka ndodhë, përveç kësaj, është paraqitja në kohë e ankesave”.
“Për heshtjen zgjedhore është rritë numri i ankesave, sepse përmes rrjeteve sociale është rritë dhe shkeljet gjatë heshtjes zgjedhore janë të rritura. Është problem se është në disa raste më lehtë të vërtetohen shkeljet në rrjete sociale, por pavarësisht se ka pasë ankesa, shoqëria civile ka bërë ankesa por në disa raste ka qenë e vështirë të vërtetohet ajo shkelje. Në ditën e votimit ankesat pak ngatërrohen, sepse që në orën e mbylljes së votimit deri në hapjes është koha e ankesave”.
Xhemail Peçani, drejtor i Zyrës Ligjore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka thënë se ka rritje të ankesave në zgjedhjet e tetorit të vitit 2017.
“Prej 2009-2017 tregon se vendimet e KQZ-së janë të drejta që rrallë janë kundërshtu nga subjekte politike apo shoqëria”.
“Edhe pse KQZ nuk ka mandat për konteste zgjedhore, KQZ luan rol në vendosjen e drejtësisë në zgjedhje. Nëse dyshon se administruesit e zgjedhjes kanë kryer vepra penale ka të drejtë t’i çojë ata në gjykatë”.
Annette Fathj-Lihic, këshilltare Politike, PSBE/Zyra e BE-së në Kosovë, pati disa vërejtje.
“Dua t’iu kujtoj se BE-ja ka përqendrim të madh sa i përket zgjedhjeve dhe gjithmonë kemi dërgu komision për mbikëqyrje. Në 2017 kemi dërguar dy herë komisione. BE-ja është duke pasë shumë kujdes edhe sa i përket rrugëtimit të Kosovës në rrugën evropiane dhe shpresojmë se një ditë Ballkani Perëndimor do të na bashkohet. Dhe ky është misioni i BE-së”.
“BE tani është duke shiku që të përkrah, t’i përcjellë këto rekomandime sa i përket vetë përmbajtjes. Nëse ka vullnet dhënë mënyrë globale, nëse nuk ka dëshirë e vullnet atëherë BE nuk dërgon më komision vëzhgues. Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë vetëm me kampanjën, është një qark katërvjeçar dhe kur vijmë tek ato që i përket rezolutës kur kemi mosmarrëveshje, kemi ankesa, kemi pasë shumë ankesa derisa kemi ardhë rezultate finale”.