Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar vlerësimet dhe propozimet lidhur me temën “10 masat më urgjente të Qeverisë Kurti”, raporton Ekonomia Online.
Dialogu me Serbinë, zgjidhja e problemit të taksës, reformat në drejtësi dhe administratë publike, si dhe politikat favorizuese për bizneset vendëse, sipas GLPS-së duhet të jenë prioritetet e Qeverisë Kurti.
Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se dialogu Kosovë-Serbi mbetet prioritet i qeverisë, ndërsa shtoi se i mbetet Kurtit të gjejë rrugën e duhur për të gjetur pajtueshmëri edhe të opozitës për të krijuar një grup gjithëpërfshirës punues.
“Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë të mbetet prioritet i qeverisë në vend, pavarësisht gatishmërisë së tyre për të trajtuar atë. Qeveria Kurti duhet të ndërmarrë menjëherë hapat e duhur për të prodhua pajtueshmëri të gjerë politike ndërmjet grupeve parlamentare. Kjo qeveri duhet të trajtojë nevojën për krijimin e grupit punues gjithëpërfshirës në cilën ftohen të marrin pjesë përfaqësues të lartë të të gjitha partive politike”, tha ajo.
Po ashtu sipas GLPS-së Qeveria Kurti duhet të ketë edhe parimet si transparenc, integriteti, llogaridhënia dhe pjesëmarrja gjithëpërfshirëse.
“Qëllimi kryesor dhe i vetëm i tij do të duhej të ishte që nëpërmjet konsultimeve të përcaktojë kornizën negociuese platformën që rregullon pozicionet negociuese të republikës së Kosovës në dialog. Ngjashëm duhet të qartësoj propozimin për dialog të brendshëm m3 komunitetin serb në kuptim të modelit të tij, kornizë përmbajtjesorë”, tha ai.
“Duke marr parasysh performancen e dobët te diplomacisë kosovare dhe dëmet e mëdha që ajo i ka shkaktuar pozitës ndërkombëtare të Kosovës qeveria Kurti duhet qe menjëherë te ndërmarrë masat e nevojshme që i shërbejnë rimëkëmbjen e Kosovës në këtë rrafsh. Ajo duhet menjëherë të rivendosë dhe forcojë bashkëpunimit diplomatik me partnerë strategjik”, tha ajo.
Reforma e administratës publike dhe ato në sistemin e drejtësisë, sipas GLPS-së mbeten dy prioritete të tjera të Qeverisë Kurti.
Edhe Përparim Kryeziu nga GLPS-ja tragoi prioritetet e Qeverisë Kurti përkitazi me Kabinetin Qeveritar.
“Qeveria Kurti duhet të prezantojë një mekanizëm të mbikëqyrjes efektive të punës së ministrave nëpërmjet hartimit të një sistemi ‘tract record’. Ky sistem do të ofronte pasqyrën të punës së ministrave. Duke qenë dëshmitarë të qeverisë paraprake e cila në shumicën e rasteve emërimet e larta politike i ka bërë pa asnjë kriter profesional. Qeveria Kurti duhet të ndryshojë këtë praktike.
“Prandaj emërimet si zv ministra këshilltarë politik dhe sekretare të përgjithshëm qeveria Kurti duhet t’i bëjë në bazë të kritereve të larta përgatitje profesionale”, tha ai.
Me të marrë vendimin për largimin e tarifës kundër mallrave serbe e cila shkak për pezullimin e negociatave të BE qeveria e re duhet te tregojë gatishmëri për të filluar negociata me BE. Qeveria Kurti duhet të prezantojë sa më parë një plan ekonomik që në thelb ka rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendor dhe nxitjen e zhvillimi të bizneseve të vogla.
“Qeveria Kurti duhet të udhëhiqet nga politikat ekonomike që në qendër ka grupet socio demografike te cilat janë të prira për migrim. Qeveria e re poashtu duhet të prioritizojë politika të punësimet duke u ofruar trajnime për punësim dhe ndërmarrësi”, tha ajo.