Nëse keni shkruar ndonjëherë një e-mail në telefonin “Android” patjetër keni menduar dërgimin e parave pa qenë nevoja të kaloni në aplikacionet “Venmo”, “Square”, apo “Google Wallet”.
Duke filluar nga dita e sotme, nëpërmjet një përditësimi në “Play Store”, “Google” do të bëjë të mundur dërgimin e parave në “Gmail”. Ndërsa kjo nuk përbën risi për aplikacionin në ueb të “Gmail”, në “Android” po shkruan “PCWorld”.
Dhe nuk është e kufizuar vetëm për kontaktet “Gmail” e as nuk është e domosdoshme një llogari në “Google Wallet”. “Google” shpjegon:
“Marrësit do të pranojnë dhe dërgojnë para nga vetë e-mail-i pa qenë nevoja të instalojnë një aplikacion pagesash. Duke lidhur llogarinë e tyre bankare, ato mund ti transferojnë paratë në bankë menjëherë. E gjitha është falas për të secilin prej jush.”
Për të përdorur veçorinë e re, klikoni ikonën e kapëses në krye të aplikacionit ndërsa po shkruani një e-mail. Do të vëreni dy opsione: Send Money dhe Request Money.
Përzgjidhni njërin prej opsioneve dhe përcaktoni mëpas sasinë, burimin, dhe lajmërimin që do të jetë pjesë e mesazhit.
E nëse dikush ju ka dërguar para, e gjitha që duhet të bëni është të klikoni lidhjen Claim Money. Aktualisht ky funksion është i kufizuar vetëm në SHBA.
Nuk ka asnjë detaj në lidhje me zgjerimin e disponueshmërisë në iOS dhe për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.