Sulmuesi i Bayern Munchen është testuar pozitiv me Covid-19, ka postuar Bayern Munchen në faqen zyrtare të tij
Kjo do të thotë se Gnabry nuk do të mund të luajë kundër Atletico Madrid nesër, ndeshje kjo që Bayern e zhvillon në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Bayern është në grup bashkë me Atleticon, Salzburgun dhe Lokomotivën e Moskës.
“Serge Gnabry, (25) është testuar pozitiv me COVID-19. Sulmuesi i FC Bayern është mirë. Ai është karantinuar në shtëpinë e tij”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Bayernit.