Ylli i Bayern Munichut, Serge Gnabry ka fituar çmimin ‘lojtari i javës’ në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munichu mposhti pa shumë vështirësi Lyonin në gjysmëfinale me rezultat 3-0 dhe siguroi një vend në finale.
Golat për ekipin e Hansi Flick u shënuan nga Serge Gnabry (18’, 33’) dhe Robert Lewandowski (88’).
Paraqitja e mirë e sulmuesit gjerman, Gnabry, nuk ka mbetur pa u vlerësuar nga faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve.
Gnabry është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve pas paraqitjet brilante ndaj Lyonit.
Gjermani në këtë garë e ka mposhtur Angel Di Marian, Neymarin dhe Lewandowskin.