Të shtunën në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar dy burra në Obiliq, pasi që dyshohet se të njëjtit me veturë kanë goditur një këmbësore, duke i shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore.
Policia raporton se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar se ajo është pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rasti është cilësuar nga Policia si vrasje në tentativë.
Pas marrjes në pyetje nga Policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.