Godet me veturë zyrtarin policor gjatë rrënimit të objektit në Bardhosh, i dyshuari arratiset

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar policor është goditur në dorë nga një person i dyshuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 10:20, derisa zyrtarët policorë po asistonin inspektorët komunalë gjatë rrënimit të objektit të të dyshuarit.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se me veturë ka goditur në dorë zyrtarin policor dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është intervistuar edhe një i dyshuar tjetër, mashkull kosovar, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 02.10.2026 – 10:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, me veturë ka goditur në dorë zyrtarin policor dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur. Zyrtarët policorë ishin në asistenca të inspektorëve komunal për rrënimin e objektit të të dyshuarit. I dyshuari tjetër mashkull kosovar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme