Goditet 22-vjeçarja nga një automjet në fshatin Qyshk të Pejës

Prishtinë | 01 Pri 2025 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore është goditur nga një automjet.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se 22-vjeçarja, e cila ishte këmbësore, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, në magjistralen Pejë – Prishtinë, afër fshatit Qyshk, ku një automjet ka goditur këmbësoren. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe e lënduara po merr trajtim mjekësor në spital. Gjendja e saj është e rëndë,” ka thënë Gashi.

Të ngjashme