Raportohet se në rrugën “Tirana” në Prizren është arrestuar një person i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij në vendkalim të këmbësorëve e ka goditur një këmbësore.
Pas goditjes me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.