Goditet në zebra një këmbësore, policia arreston shoferin e automjetit

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se në rrugën “Tirana” në Prizren është arrestuar një person i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij në vendkalim të këmbësorëve e ka goditur një këmbësore.

Pas goditjes me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme