Goditet nga vetura 70-vjeçari në Gjakovë

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se rreth orës 08:35, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, në afërsi të Gjykatës Themelore , i dyshuari Sh. M., i moshës 35 vjeç nga fshati Skivjan, Komuna e Gjakovës, duke drejtuar autobusin e firmës “ ALPET”, në drejtim të qendrës së qytetit, ka goditur një këmbësorë.

Këmbësori i cili ka marrë lëndime trupore, është A.T.,  rreth moshës 70 vjeç, nga rrethi i Hasit të Shqipërisë, dhe është dërguar në Repartin e Emergjencës, në Spitalin Rajonal “ Isa Grezda “, në Gjakovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme