Goditet nga vetura një këmbësor në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 16 Sht 2024 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje”, tha Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.Klankosova.tv,

Të ngjashme